Shefi i stafit të Presidencës, Blerim Vela, tha se “pavarësisht pretendimeve paranojake të regjimit të Vuçiqit se Kosova po nxit protesta”, pamjet që vijnë nga Beogradi e dëshmojnë se kjo është propagandë.
Ai publikoi një video ku shihen mijëra protestues në rrugët e Beogradit që u mblodhën kundër dhunës në Serbi dhe duke i kërkuar dorëheqjen presidentit serb.
“Populli i Serbisë e ka parë këtë propagandë dhe ka dalë dje në një numër të madh! Kjo tregon qartë se fjalët e Vuçiqit dhe makineria e tij propagandistike nuk kanë më peshë. Le ta quajmë Mejdan apo Pranverë Serbe, protestat vazhdojnë derisa Vuçiq të adresojë kërkesat e protestuesve. Sa më shpejt që vlerat europiane të demokracisë të zënë vend, aq më i lehtë është kalimi nga qeverisja e drejtuar nga dhuna në një bazë mbi dialogun dhe përfshirjen”.
Në Beograd u mbajt protesta e gjashtë “Serbia kundër dhunës”, e cila shpërtheu pas të shtënave masive që la disa të vdekur, shumica nxënës.
https://twitter.com/Blerim_Vela/status/1667443063541596161?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1667443063541596161%7Ctwgr%5E92ac2df84d7ea4e557de2125de6c883612183166%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Findeksonline.net%2Ffjalet-dhe-propaganda-e-vuciq-skane-me-peshe-vela-i-publikon-pamjet-e-protestave-ne-beograd%2F






