31.9 C
New York
Thursday, June 12, 2025

Buy now

Fjalë të mëdha nga VV, Sveçla: Sollën emancipim, Haxhiu: E nxorëm fjalën “pavarësi” me protesta

- Advertisement -

Më 12 qershor është 20 vjetori i Lëvizjes Vetëvendosje, subjekt politik që drejton Qeverinë në detyrë, pasi po dështon të formojë institucionet e reja të dalura nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Për nder të 12 qershorit, ministrat në detyrë, ai i brendshëm Xhelal Sveçla, dhe ajo e Drejtësisë u shfaqën në RTK, medium publik që gjerësisht po kritikohet si i kapur nga pozita në pushtet.

Në këtë intervistë, Haxhiu e Sveçla glorifikuan partinë e udhëhequr nga Albin Kurti.

Sveçla e cilësoi si emancipuese, ndërsa Haxhiu si parti që “ndali marrëveshje të dëmshme”, e “nxorën fjalën pavarësi”, në protesta.

“Po ta shohim në retrospektivë gjithë punën e LV-së dhe të aktivistëve, është një punë jashtëzakonisht e madhe, me vështirësi, sakrifica dhe suksese. Ia ka vlejtur të jemi pjesë e një lëvizjeje emancipuese”, tha Sveçla.

“Po të mos ishte rezistenca popullore dhe e Vetëvendosjes kundër ‘Zajednicës’, sot do t’i vuanim pasojat. Kemi bërë përpjekje maksimale që ta ndalim edhe demarkacionin me Malin e Zi. Po ashtu ka qenë sfida me amnistimin e kriminelëve serbë”, tha Haxhiu.

Të ngjashme

Të fundit