-4.7 C
New York
Tuesday, February 10, 2026

Buy now

Fjala për Rexhep Selimin, prokurori: Ishte jashtëzakonisht i qartë për planifikimin e sulmit më ’97

- Advertisement -

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, në ditën e dytë të deklaratave përfundimtare në gjyqin ndaj katërshes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka vazhduar me fjalët për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin, lidhur me akuzat me të cilat kjo Prokurori i ngarkon.

Pas Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, Prokurori Matthew Howling e ka nisur fjalën për Rexhep Selimin.

Duke folur për rolin e tij si ish-epror i UÇK-së, prokurori special e ka përmendur një sulm të vitit 1997 dhe planifikimin e Selimit, me qëllimin që sipas tij, për t’i kontribuuar “qëllimit të përbashkët kriminal”.

“Rexhep Selimi ishte jashtëzakonisht i qartë se planifikoi sulmin ndaj stacionit të Policisë, më 1997… në intervistën e tij dhënë Zërit. Ai konfirmoi pjesëmarrjen e tij në sulm. Selimi u caktua përgjegjës për goditjen më të madhe të koordinuar që UÇK kishte bërë deri në atë pikë. Selimi veproi përmes pozitave që ai mbante gjatë periudhës së mbuluar nga aktakuza, për të ndarë qëllimin e përbashkët kriminal. Kjo mund të shihet edhe përmes gjuhës që ka përdorur.

Të ngjashme

Të fundit