Një fituese e kartave gërvishtëse në Indiana pa që fati i saj i mirë u shkëput papritur pasi ajo bëri gabimin duke postuar fitoren e saj në rrjetet sociale.
Harris fitoi 500 dollarë në kartën gërvishtëse, një shifër që nuk mund të quhet e vogël nisur nga fakti se po afron sezoni më o shtrenjtë festiv dhe ajo vendosi ta festonte, duke e postuar një foto të biletës së saj fituese në Facebook.
Fatkeqsisht, Harris mësoi se festa e saj nuk zgjatu shumë pasi dikush tjetër arriti ta merrte para saj.
Pasi Harris e postoi biletëmn fiteuse në Facebook, një tjetër përdorues i internetit e pa atë dhe menjëherë e përdori atë foto për të mashtruar shitësin e dyqanit, i cili ia dha atij paratë.
Mashtrimi mund të mos kishte funksionuar nëse Harris do të kishte fituar shumë më tepër në kartën gërvishtëse, por shitësit me pakicë që marrin pjesë në Lotarinë Hoosier lejohen të paguajnë çmime deri në 600 dollarë, që do të thotë se kushdo që kryente mashtrimin ishte në gjendje të largohej me paratë. .
Në kohën kur Harris e kuptoi se çfarë kishte ndodhur, ishte tepër vonë dhe komisioni refuzoi të paguante 500 dollarë të tjera.
Fituesja e zhgënjyer apeloi vendimin te një gjykatës, por në atë kohë dyqani ku ajo kishte blerë biletën e saj fituese, kishte dalë jashtë funksionit.
Pa asnjë provë për të shqyrtuar, Harris mbeti i paaftë për të kërkuar çmimin e saj.