Fituesi i “Big Brother VIP Kosova 2”, Lumbardh Salihu u ka bërë thirrje qytetarëve që të dielën të votojnë për kandidaten e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Pantina, e cila në listën e kësaj partie e mban numrin 45.
Në një video në Facebook, Pantina dhe Salihu, i cili po ashtu është kandidat në këto zgjedhje, i dhuron një lule kandidates dhe apleon që të votohet ajo.
“Shqipja jonë qe një lule për ty, numri 45 në Viti veçanërtisht është duke u përfolur.”, thotë ai.






