15.7 C
New York
Tuesday, September 9, 2025

Buy now

“Fitorja në Lipjan është e jona”, Shukri Buja thotë se është jashtëzakonisht i kënaqur me përgjigjen qytetare ndaj thirrjes së tij

- Advertisement -

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka thënë se është jashtëzakonisht i kënaqur me përgjigjen siç thotë ai masive të qytetarëve ndaj planit të tij për Lipjanin.

Ai ka treguar për takimin e sotëm me qytetarë të Lipjan bashkë me deputetët e PDK-së Ganimete Musliu dhe Sala Jashari.

‘Jam jashtëzakonisht i kënaqur me përgjigjen masive të qytetarëve të Lipjanit ndaj thirrjes sime për ndryshim. Takimi i sontëm, së bashku me deputetet e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu dhe Sala Jashari, me mbështetësit e kandidates sonë për Kuvend Komunal, Egzona Gashi, e dëshmoi këtë më së miri. Pjesëmarrja e madhe dhe entuziazmi i qytetarëve janë dëshmia më e fortë se ajo që e themi çdo ditë po bëhet realitet: Fitorja në Lipjan është e jona”, ka shkruar Buja në Facebook.

Të ngjashme

Të fundit