Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Isak Neziri ka takuar sot në tubimin e radhës për zgjedhjet e 9 shkurtit, banorët e Krasmirofcit të Skenderajt.
Krah tij ishte edhe Sami Lushtaku që i ka dhënë përkrahje Nezirit në tubimin e mbajtur në vendlindjen e kandidatit për deputet.
Pamja nga tubimi ka publikuar Isak Neziri në platformat e tij në rrjete sociale.
Ai ka thënë se ka shumë kujtime nga Krasmirofci dhe është shumë i emocionuar nga përkrahja që po merr.
Neziri tha se me bashkëvendasit e tij kanë folur për mungesën e madhe që ka Kosova dhe Drenica për dy liderët historikë, Hashim Thaçin e Kadri Veselin.
“Kthimi mbas në kohë, në fshatin tim të lindjes, Krasmirofcin e Skenderajit -nuk është asnjëherë i lehtë. Shumë kujtime e emocione, por edhe falendërues për përkrahjen që po marrë. Bashkë me Sami Lushtakun, kryetarin Fadil Nura dhe kandidatët për deputetë, folëm gjatë për mungesën e madhe që e ka Drenica e Kosova të dy liderëve historikë, Hashim Thaçit e Kadri Veselit. Fitorja jonë më 9 shkurt, është dhurata më e mirë për ta në këtë fillimvit”, ka shkruar Neziri.