Fitorja historike e “Dardanëve”, Ademi: Kosova nuk dorëzohet kurrë!

- Advertisement -

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi, e ka quajtur historike fitoren e “Dardanëve” ndaj Sllovakisë, duke siguruar kështu  finalen e playoff-it që do të zhvillohet më 31 mars përballë Turqisë.

Përmes një postimi në Facebook, Ademi e quajti këtë fitore si një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar.

“Dardanët tanë triumfuan në gjysmëfinalen e “play-off”-it për Kupën e Botës 2026, duke bërë një hap gjigant drejt ëndrrës sonë të madhe. Kjo nuk ishte vetëm një ndeshje… ishte dëshmi e karakterit, e sakrificës dhe e shpirtit të pathyeshëm që e mban gjallë këtë Kombëtare”, shkroi ai.

Ndër të tjera, i pari i FFK-së tha se “Dardanët” nuk dorëzohen kurrë, ndërsa i uroi të njëjtit për triumfin e arritur.

“Në një atmosferë të shkëlqyeshme nga tifozët tanë, Gladiadorët dardanë treguan se Kosova nuk dorëzohet kurrë! Urime futbollistëve, stafit dhe të gjithë tifozëve që ishin zemra e kësaj fitoreje,  në stadium dhe kudo në botë. Tani vetëm një hap larg historisë…”.

“Faleminderit secilit tifozë që ishte i pranishëm në stadium dhe na përkrahi fuqishëm dhe të gjithë popullit në Kosovë e Diasporë që na qëndrojnë afër. Vazhdojmë bashkë, me besim të plotë drejt finales!”, përfundoi ai.

Të ngjashme

Të fundit