Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ishte e pranishme në “Emirates Stadium” në fitoren e madhe që e nxori Arsenali përballë Real Madridit, me rezultat 3:0.
Faqja zyrtare e Premier League ka publikuar foton e Dua Lipës së bashku me mbrojtësin italian, Riccardo Calafiori.
“Dua Lipa ishte në shtëpi në fitoren 3-0 të Arsenalit ndaj Real Madridit”, shkruhet në postimin e Premier League.