Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, sot në mëngjes ka publikuar një status në profilin e saj, ku ka shpifur rreth një lajmi të datës 16 gusht 2024 të shpërndarë në pothuajse të gjitha mediat në Kosovë.
Lajmi i publikuar në mediat kosovare
Lajmi i titulluar “Liberalizimi i vizave, diaspora kosovare zvogëlon remitencat”, është një artikull mbi raportin zyrtar të Bankës Qëndrore të Kosovës (BQK), mbi të dhënat sa i përket remitencave nga mërgata.
BQK kishte publikuar këtë raport e ku thuhej ndër të tjera se; “….Rritja e ngadalësuar e remitencave ne tre mujorin e pare pas liberalizimit te vizave me vendet e BE-se , mund te jete ndikuar nga rritja e vizitave te kosovare ve ne diaspore , te cilët ofrojnë mbeshtetje financiare per familjaret e tyre për mbulimin e shpenzimeve te udhëtimit” (shih. dokumentin më poshtë).
Raporti i plotë i BQK: https://bqk-kos.org/wp-content/uploads/2024/08/BQK_VTE_TM1-2024.pdf
Më poshtë keni statusin e deputetës së VV-së, Fitore Pacolli:
Pra, ky artikull, burimin e lajmit e ka në raportin e Bankës Qëndrore të Kosovës, institucion ky publik dhe i pavarur në vendin tonë.
Ky institucion, vazhdimisht publikon statistika. Statistikat janë në përputhje me standardet ndërkombëtare statistikore të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Qendrore Evropiane, Eurostatit, etj.