9.5 C
New York
Sunday, November 16, 2025

Buy now

Fitore historike në Slloveni, vazhdon ëndrra për Botërorin 2026

- Advertisement -

Kosova  ka siguruar për herë të parë në histori Playoff-in e kualifikimeve për Kupën e Botës pasi ka mundur Slloveninë 0-3.

Fisnik Asllani kaloi Dardanët në avantazh në minutën e gjashtë për 0-1 dhe kështu u mbyll pjesa e parë.

Në të dytën Petar Stojanoviq, i inkuadruar në pjesën e dytë, mori dy kartonë të verdhë për shtatë minuta, duke ia lehtësuar punën skuadrës mysafire.

Zan Karnicik ia thelloi telashet Sllovenisë kur shënoi një autogol bizar në minutën e 64-të.

Me këto tri pikë, Kosova tuboi 10 sosh në vendin e dytë të Grupit B, tri më pak se Zvicra në të parin e shtatë më shumë se Sllovenia në të tretin, kur ka mbetur vetëm edhe një xhiro.

_____________________________________________________________________________

82′ Benjamin Verbiq zë vendin e Tomi Horvatit te Sllovenia.

76′ Te Sllovenia del Zan Vipotnik e futet Danijel Sturm.

76′ Del golashënuesi, Fisnik Asllani. Futet Albion Rrahmani. Ndërkaq, Ermal Krasniqi zë vendin e asistuesit, Mërgim Vojvodës.

74′ Lumbardh Dellova ndëshkohet me karton të verdhë.

66′ Sllovenët ndërhyjnë sërish me zëvendësim. Nejz Gradisar futet në vend të Andraz Sporar.

65′ Veldin Hoxha hyn në lojë në vend të Elvis Rexhbeçajt

64′ Kosova po avancon 0-2 ndaj Sllovenisë. Zan Karnicnik shënoi një autogol të cuditshëm në minutën e 64-të.

61′ Jan Oblak e mban Slloveninë në lojë, pret goditjen e fortë të Florent Muslijajt

 53′ Petar Stojanoviq është ndëshkuar me karton të kuq te Sllovenia. Ai mori të dytin të verdhë në minutën e 53-të pasi nuk i bëri ballë Dion Gallapenit.

47′ Petar Stojanoviq ndëshkohet me karton të verdhë vetëm dy minuta pas inkuadrimit.

46′ Sllovenia ndërhyn me dy zëvendësime. Futen Petar Stojanoviq dhe Dejan Petroviq. Largohen Jon Gorenc Stankoviq dhe Tomi Horvat.

46′ Ka filluar pjesa e dytë mes Sllovenisë dhe Kosovës.

45′ Kosova shkon në pushim mes pjesëve me avantazh 0-1 ndaj Sllovenisë.

26′ Dy goditje të Kosovës, por njëra bllokohet nga mbrojtësi e tjetra pritet nga Jan Oblak.

16′ Dy rivënie nga këndi për Kosovën, por nuk ka gol. Dardanët po e kërkojnë të dytin.

6′ Kosova po avancon. Mërgim Vojvoda gjen Fisnik Asllanin dhe ky i fundit mposht portierin Jan Oblak.

Ndeshja midis Sllovenisë dhe Kosovës në kualifikimet për Kupën e Botës ka nisur, njofton Klankosova.tv.

Dardanëve iu duhet vetëm një pikë për të siguruar për herë të parë në histori Playoff-in.

Mirëpo, ata po e ëndërrojnë edhe vendin e parë, për të cilin kanë gjasa teorikisht.

Të ngjashme

Të fundit