KBF Peja 03 ka shkruar histori në debutimin e saj në EuroCup Women 2025/26, duke arritur një fitore madhështore në udhëtim ndaj skuadrës çeke Levharti Chomutov me rezultat 65:73 (19:16, 19:12, 10:19, 17:26).
Ky është suksesi i parë ndonjëherë për një klub nga Kosova në këtë garë prestigjioze të basketbollit evropian për femra pasi më parë vetëm edhe Prishtina kishte marrë pjesë por nuk e kishte arritur asnjë fitore.
Skuadra pejane, që po merr pjesë për herë të parë në një kompeticion të tillë edhe pse në pjesën e parë ishte në disavantazh, në atë të dytën përmbysi gjithqka për të e marrë fitoren.
Ylli i ndeshjes ishte Eve Wembanyama, e cila shkëlqeu me 27 pikë dhe 6 kërcime, ndërsa Jacairan Allen realizoi një double-double mbresëlënës me 18 pikë dhe 12 kërcime.
Kjo ishte ndeshja e parë e Pejës 03 në fazën e grupeve të EuroCup Women, dhe ekipi tashmë synon të vazhdojë me paraqitje të forta dhe fitore të tjera.