14.4 C
New York
Tuesday, October 14, 2025

Buy now

Fitore historike e Kosovës në Suedi

- Advertisement -

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka shënuar nëjrën prej fitoreve më të mëdha deri më tani.

Të hënën mbrëma në Goteborg, Kosova fitoi 1:0 ndaj Suedisë. Me këtë fitore “Dardanët” kanë bërë hap shumë të rëndësishëm në garën e Grupit B të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Golin e fitores së madhe e shënoi Fisnik Asllani në minutën e 32-të. Fillimisht Vedat Muriqi nuk gjuajti suksesshëm, ndërsa topi erdhi te Veldin Hoxha në zonë. Hoxha disi shtyu topin te sulmuesi i fuqishëm, Asllani që dërgoi topin në rrjetë.

Festa e lojtarëve të Kosovës ishte e madhe, por edhe e mijëra shqiptarëve që ishin në stadiumin në Goteborg. Përkrahja për Kosovën ishte e madhe gjatë gjithë ndeshjes.

Me fitore Kosova është forcuar në pozitën e dytë në grup. I ka shtatë pikë nga katër ndeshje. Zvicra udhëheq me dhjetë pikë, ndërsa Sllovenia mbetet e treta me tri pikë. Suedia mbetet me vetëm një pikë në vendin e fundit.

Kosova në minutën e 43-të ka lëshuar rast të artë. Fillimisht goditjen e fuqishme të Vedat Muriqit e ndali portieri suedez, ndërsa më pas Leon Avdullahu e dërgoi topin në shtyllë.

Pjesa e dytë u takoi plotësisht suedezëve. Ata rreshtuan sulmet, por Kosova ruajti kompaktësinë dhe mbajti epërsinë deri në fund. Aro Muriq u shqua me disa pritje vendimtare, ndërsa lojë të madhe kishin të gjithë mbrojtësit, të udhëhequr nga Albian Hajdari e Dion Gallapeni.

Ndonëse Kosova vuajti shumë në pjesën e dytë, mori fitore shumë të madhe dhe tani mund ta ëndërrojë të paktën plejofin e kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Të ngjashme

Të fundit