Menjëherë pas prezantimit të metodës së parkimit autonom të veturave, Mercedes njoftoi se ishin të parët që morën një certifikatë ndërkombëtare për sistemin autonom të drejtimit të nivelit 3, dhe tani duan të marrin një miratim të tillë për disa shtete amerikane.
Sistemi i avancuar Drive Pilot i Mercedes i lejon shoferit të lërë veturën në sistemin autopilot pa pasur nevojë të monitorojë vazhdimisht trafikun.
Një gjë shtesë është se në rast aksidenti me sistemin ndezur, absolutisht të gjithë përgjegjësinë do ta marrë prodhuesi, gjegjësisht Mercedes.
Në Mercedes, ata shpresojnë se një përgjegjësi e tillë do të jetë vendimtare për të fituar besimin.
Mjafton të kujtojmë ngjarjen fatkeqe kur shoferi i Teslës u akuzua për vrasje sepse vetura kaloi në semafor të kuq në autopilot dhe shkaktoi një aksident ku humbën jetën dy persona.
Aktualisht po punohet për certifikimin e sistemit në disa shtete federale dhe të parat në radhë janë Kalifornia dhe Nevada, ku kjo e fundit është fjalë për fjalë një lider teknologjik në zbatimin e sistemeve autonome të menaxhimit në Amerikë dhe në botë.