20.7 C
New York
Saturday, September 21, 2024

Buy now

Fitore e madhe për krerët e UÇK-së: Triumfojnë avokatët, lejohen vizitat dhe telefonatat

- Advertisement -

Para thuajse dy jave, krerëve të Ushtrisë Çlirimtare iu kishin ndaluar vizitat madje edhe të familjarëve të tyre, në Hagë.

Menjëherë pas kësaj kishin vërshuar ankesat e avokatëve pranë kësaj gjykate, shkruan lajmi.net.

Lajmi.net nga burimet e saja ka mësuar se trupi gjykues ia ka refuzuar kërkesën prokurorisë që të kufizohen vizitat dhe telefonatat për Hashim Thaçin, Kadri Veslit dhe Rexhep Selimin, të cilët po mbahen në paraburgim prej vitesh në Hagë.

Në anën tjetër prokuroria e Speciales kishte kërkuar “izolimin” e krerëve të UÇK’së gjoja se këta të fundit kanë tentuar të ndërhyjnë në dëshmitë e dëshmitarëve.

Sipas Prokurorisë, dëshmitarët e mbrojtur janë paraqitur e kanë treguar se vizitorë që kishin qenë në periudha të ndryshme në Hagë, ishin afruar tek ata duke synuar të komunikojnë.

Ndalesa e vizitave në Speciale kishte nxitur reagime të shumta në Kosovë, madje kjo është cilësuar edhe shkelje e të drejtave të njeriut./

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit