Në një ndeshje të rëndësishme të xhiros në Ligën e Kampionëve, Marseille fitoi me rezultat të pastër 4-0 ndaj Ajax, duke marrë tri pikë kyçe në garën për kalimin në fazën tjetër.
Golat për vendasit u shënuan nga Igor Paixao, i cili shënoi dy herë në minutat 6′ dhe 13′, duke vendosur themelin e fitores.
Më pas, Mason Greenwood shënoi golin e tretë në minutën e 26′, ndërsa Pierre-Emerick Aubameyang vulosi rezultatin në minutën e 53′.
Një fitore e madhe për skuadrën franceze dhe një mbrëmje që tifozët e tyre padyshim do ta mbajnë mend gjatë.