Dukagjini e ka regjistruar një fitore të madhe sot, në ndeshjen e mbetur të xhiros së 12-të të Superligës së futbollit.
Klinasit e mposhtën Llapin me rezultat 1:0 në udhëtim.
Skuadra e gjelbër festoi falë golit të realizuzuar në pjesën e dytë nga Iljasa Zylfiu.
Llapjanët i patën disa raste shënimi dhe e humbën madje edhe një penallti me Gerhard Prognin, gjuajtjen e së cilit e priti portieri Kenan Haxhihamza.
Kjo ishte fitorja e tretë sezonale e Dukagjinit, i cili gjendet në pozitën e tetë në tabelë.
Kurse, Llapi është i gjashti në tabelën e ligës elitare. /Express/