27.1 C
New York
Sunday, July 13, 2025

Buy now

Fitore e lehtë për Bayern Munich

- Advertisement -

Bayern Munichu ka shënuar fitore të lehtë në kuadër të shtatë të Bundesligës gjermane.

Bayerni të dielën fitoi 3:0 në shtëpi kundër Freiburgut. Kingsley Coman shënoi dy gola, ndërsa një tjetër e realizoi Leroy Sane.

Coman në minutën e 12-të dhe Sane në minutën e 25-të, realizuan për 2:0 në pjesën e parë.

Golin e tretë dhe të fundit, francezi Coman e shënoi në minutën e 85-të. Bayerni tani ka 17 pikë në shtatë ndeshje, dy më pak se lideri Leverkusen, dhe një më pak se Stuttgarti. Freiburgu ka 10 pikë.

Të ngjashme

Të fundit