Barcelona ka shënuar fitore të thellë ndaj Getafes, me rezultat 4-0, në kuadër të xhiros së 26-të në La Liga.
Serinë e golave e nisi Raphinha në minutën e 20’, pas një asistimi nga Jules Kounde. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Joao Felix e dyfishoi epërsinë në minutën e 53’. Për golin e tretë u përkujdes Frankie de Jong në minutën e 61’.
Golin e fundit në ndeshje e shënoi Fermin Lopez, në minutën e 91’.
Barcelona pas fitores kalon në vendin e dytë me 57 pikë, pas 26 ndeshjeve, duke iu afruar Real Madridit në 5 pikë, ndonëse ka një ndeshje më pak të zhvilluar.