Roma po vazhdon me fitore në Serie A.
Gjallorosët triumfuan 2:1 në shtëpi ndaj Parmas, në kuadër të javës së nëntë në elitën e futbollit italian.
Hermoso kaloi vendasit në epërsi në minutën e 63-të të ndeshjes.
Dovbyk dyfishoi epërsinë në minutën e 81-të, ndërsa pesë minuta më vonë Parma ngushtoi rezultatin nëpërmjet Circatit.
Me këtë fitore, Roma shkon në kuotën e 21 pikëve në vendin e dytë, aq sa ka edhe Napoli që prin aktualisht.
Në anën tjetër, Parma është në vendin e 15-të me shtatë pikë të grumbulluara.






