Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi nuk ka shënuar gol, por megjithatë ka dhënë kontribut për një tjetër fitore të Mallorcas.
Të premten mbrëma Mallorca fitoi 1:0 ndaj Cadizit.
Ndeshja i ka takuar xhiros së 34-t të La Ligas spanjolle.
Muriqi e kompletoi ndeshjen, ndërsa ishte shumë aktiv dhe rrezik i vazhdueshëm për kundërshtarin. Ai ka provuar disa herë.
Mallorca është e 12-ta me 44 pikë. Cadizi është i 15-ti me 35 pikë të mbledhura.