15.9 C
New York
Saturday, October 19, 2024

Buy now

Fiton Lille, Zhegrova: Duam të luajmë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

- Advertisement -

Lille ka shënuar fitore të lehtë 3:0 në shtëpi ndaj Lorient në kuadër të javës së 18-të në Ligue 1.

David dhe Cabella shënuan golat e parë për vendasit, shkruan Gazeta Express.

E ylli kosovar, Edon Zhegrova shënoi një gol të bukur në stilin e tij në minutën e tretë shtesë për epilogun e këtij takimi.

Pas ndeshjes, Zhegrova tha se ambiciet e klubit të tij janë të larta dhe se duan të luajnë në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.

“Të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve? Sigurisht që ambiciet tona janë të larta. Duhet të jemi në krye të renditjes, duam të luajmë në Champions League sezonin e ardhshëm”, tha Zhegrova në Prime Video.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit