Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e sontme në Ligën e Kampionëve, ndeshje me të cilat u mbyll edhe xhiroja e parafundit në fazën e ligës.
Paris Saint-Germain arriti fitore të madhe, duke e mposhtur me përmbysje 4:2 Manchester Cityn.
Real Madridi fitoi bindshëm 5:1 ndaj Salzburg, kurse Arsenali triumfoi 3:0 ndaj Dinamo Zagrebit.
Fitore minimale 1:0 arritën Milan dhe Inter, që mposhtën Gironan, respektivisht Spartën e Pragës.
Befasia e sontme ishte humbja e thellë 3:0 e Bayern Munichut nga Feyenoordi.
Rezultatet e sontme:
