Gjigantët evropianë i kanë fituar duelet përkatëse në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve.
Liverpooli e fitoi derbin me Paris Saint-Germainin në “Parkun e Princave”.
Parisienët e dominuan totalisht lojën duke krijuar shumë raste, por hero i “Reds” ishte portieri Allison Becker, me disa pritje të jashtëzakonshme.
Ndërkaq, golin e fitores për “Të Kuqtë” e shënoi zëvendësuesi i artë, Harvey Elliott, për t’ia siguruar një fitore mjaft të rëndësishme ekipit të Arne Slot.
Ndërkohë, Barcelona e mposhti Benficën në udhëtim me rezultat 1:0, ndonëse luajti në pjesën më të madhe të lojës me një lojtar më pak shkaku i ndëshkimit me karton të kuq të Cubarsit.
Golin e fitores për ekipin e Hansi Flick e realizoi lojtari në super-formë, Raphinha në pjesën e dytë.
E Bayern Munichu fitoi me lehtësi ndaj Bayer Leverkusenit në derbin gjerman me rezultat 3:0.
Harry Kane i shënoi dy gola, në secilën pjesë nga një.
Fillimisht me kokë në të parën e më pas nga penalltia në të dytën.
Një gol tjetër në mes tyre e shtoi Musiala, për ta afruar gjigantin bavarez me çerekfinalen e Championsit.
Nga ana tjetër, Granit Xhaka me shokë nuk mundën t’i bënin ballë gjigantit gjerman, ndërsa luajtën me një lojtar më pak për afro 30 minuta pas skuqjes së Mukiele. /Express/