![Fitojnë Feronikeli dhe Dukagjini Fitojnë Feronikeli dhe Dukagjini](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/12/FB_IMG_1702738368659.jpg)
Kanë përfunduar tri ndeshjet e zhvilluara në kuadër të xhiros së 17-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Feronikeli 74 fitoi në udhëtim te Fushë Kosova, 1:0.
Në ndeshjen që është luajtur në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, golin e shënoi Bachare Razack, në minutën e nëntë.
Në pjesën e dytë në këtë ndeshje u shënuan dy gola, por të dyja u anuluan.
Me këtë fitore Feronikeli ’74 e mbyll sezonin vjeshtor në vendin e shtatë me 21 pikë, derisa Fushë Kosova mbetet e parafundit me 10 sosh.
Rezultati në ndeshjen tjetër mes Dukagjinit dhe Gjilanit u mbyll 1:0.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Faton Neziri.
Pas kësaj fitore, Dukagjini e sheh veten në pozitën e gjashtë me 24 pikë, ndërsa Gjilani renditet i teti me 17 pikë.
Fitore befasuese ka shënuar edhe Malisheva duke e mposhtur Dritën.