Pas vetëm 7 ndeshje (shumica si rezervist) dhe 171 minuta lojë me Kombëtaren e Kosovës, ai shënoi golin e parë me fanellën dardane, duke arritur emocionet e mëdha që i kërkonte tash e një kohë.
Goli i tij i katërt në fitoren 4-2 kundër Komoreve nuk ishte thjeshtë një shifër, por një shenjë për kontributin e tij të rëndësishëm që do të vijë në vitet në vijim për ekipin.
Në klubin e tij aktual në Gjermani, Asllani ka treguar performanca të jashtëzakonshme. Me 18 gola dhe 8 asistime në 33 ndeshje, ai është bërë një nga sulmuesit më efektivë në Bundesliga 2.
Suksesi i tij nuk ka kaluar pa u vënë re nga skautët e klubeve të mëdha evropiane, duke lënë spekulime se një transferim në një ligë më të madhe mund të jetë vetëm çështje kohe, por ekziston mundësia që ai të kthehet edhe te Hoffenheim.
Ëndrra e përmbushur dhe frymëzimi për të ardhmen
Pas golit të parë për Kosovën, Asllani shprehu hapur krenarinë e tij, duke e quajtur realizim të një ëndrre.
“Dikur e kisha ëndërr të shënoja një gol për Kosovën, dhe sot e realizova atë ëndërr. Jam jashtëzakonisht i lumtur që arrita ta bëj realitet dhe, më së shumti, që i bëra krenar familjen time që ishte në stadium duke më përkrahur”.
“Mund të arrijmë shumë lart nëse vazhdojmë të punojmë si ekip sikur në muajt e fundit”, deklaroi sulmuesi i ri.
Fjalët e tij nuk tregojnë vetëm gëzimin personal, por edhe besimin në potencialin e ekipit kombëtar. Me lojtarë të rinj dhe ambicie të mëdha, Kosova do të kërkojë maksimumin në kualifikueset për Kupëne Botës 2026.
Çfarë të presim nga Asllani në të ardhmen?
Me formën aktuale, Asllani po bëhet një emër që do të dëgjohet shpesh. Nëse vazhdon të performojë në këtë nivel, jo vetëm që mund të sigurojë një transferim prestigjoz, por edhe të bëhet një nga shtyllat e Kombëtares së Kosovës në të ardhshmen.
Albion Rrahmani dhe ai treguan se janë gati, duke e vënë nën presion sulmuesin kryesor Vedat Muriqi, i cili aktualisht është 31 vjeç.
Tifozët e futbollit kosovar me siguri presin me padurim të shohin se çfarë golash do të sjellë ky talent i rrallë në të ardhmen.