-0.6 C
New York
Tuesday, February 3, 2026

Buy now

Fisnik Asllani mes Bayernit e Dortmundit

- Advertisement -

Dy skuadrat e mëdha të Gjermanisë, Bayern Muncheni dhe Borussia Dortmundi janë opsionet e sulmuesit të Kosovës, Fisnik Asllani pas përfundimit të sezonit aktual.

Këshilltari i Asllanit, Roger Ëittmann ka lënë të hapur derën për një transferim eventual të sulmuesit 23-vjeçar, qoftë te Bayerni apo Dortmundi.

“Gjithçka është e mundur”, ishte përgjigja e Ëittman në pyetjen se a ka gjasa që Asllani sezonin e ardhshëm të luajë për Bayern Munchenin apo Borussia Dortmundin.

Asllani është pjesë e Hoffenheimit dhe pritet të largohet në verë pasi shumë skuadra tashmë kanë shprehur interesim për transferimin e tij, përfshirë Barcelonën, Juventusin, Chelsean, Tottenhamin e Fenerbahçen.

Ai ka kontratë me Hoffenheimin deri në vitin 2029 dhe një klauzolë lirimi në vlerë prej 30 milionë eurosh, gjë që e bën edhe më të mundshëm largimin e tij në fund të sezonit.

Në sezonin e tij të parë në Bundesligë, Asllani ka treguar paraqitje të mira me fanellën e Hoffenheimit, ku ka shënuar 6 gola dhe ka bërë 5 asistime në 19 ndeshje kampionale.

Në total, Asllani deri më tani ka 21 ndeshje të luajtura me Hoffenheimin në të gjitha garat, duke kontribuar me 7 gola dhe 6 asistime.

Të ngjashme

Të fundit