Sulmuesi Fisnik Asllani ka dhënë një intervistë të gjatë për faqen e Hoffenheimit, ku tregoi se si vendosi ta përfaqësonte Kosovën, ndërsa deklaroi se është i lumtur që vendimin e njëjtë e mori edhe bashkëlojtari Leon Avdullahu.
Asllani ishte inkuadrues në fitoren 2:0 ndaj Suedisë, megjithatë nuk zhvilloi asnjë minutë në humbjen e rëndë 4:0 nga Zvicra.
Ylli i ri i Kosovës ka shpjeguar se vendosi ta përfaqësonte Kosovën kur ishte në stadium në Prishtinë.
“Gjithnjë kalojmë gjashtë javë atje (në Kosovë) gjatë pushimeve dhe një pjesë e madhe e familjes jetojnë ende aty. Isha në pushime në Prishtinë në një ndeshje dhe menjëherë kisha rrëqethje, u ndjeva mirë, është diçka afër zemrës time”.
I pyetur nëse tentoi ta bindte Avdullahun që ta linte Zvicrën, Asllani nënvizoi se nuk donte të ndikonte në vendimin e tij, mirëpo po e priste me entuziazëm te Kosova.
Leon Avdullahu dhe Fisnik Asllani
“Folëm shumë për këtë, por nuk doja të ndikoja në vendimin e tij. Vendimi duhet të vjen nga zemra. Leoni më shkroi në mëngjes se atë ditë do ta merrte vendimin”.
“I shkrova në ora 18:00 e pyeta nëse kishte vendosur, Leoni nuk mu përgjigj deri në 20:30. Isha në makinë me miqtë dhe më e pashë që më shkroi. Isha shumë nervoz dhe mesazhi kishte vetëm një fjalë: Kosova. Isha jashtëzakonisht i lumtur”.
Në fund, Avdullahu shtoi se pritshmëritë në Kosovë janë të mëdha shkaku i kualitetit të skuadrës dhe beson se po bëhemi gjithnjë e më të fortë.
“Pritshmëritë në Kosovë janë shumë të larta sepse kemi skuadër shumë të mirë. Askush nuk ka dëshirë të luajë ndaj nesh. Po bëhemi më të mirë dhe shumë lojtarë do të vazhdojnë të vijnë”.
Ndërkohë, në muajin tetor vendimin si të Asllanit e Avdullahut mund ta merr edhe qendërmbrojtësi i Hoffenheimit, Albian Hajdari.