16.5 C
New York
Thursday, October 9, 2025

Buy now

Fisnik Asllani: Ëndrra ime është Barcelona

- Advertisement -

Fisnik Asllani po kalon një formë të shkëlqyer në sezonin e tij të parë me Hoffenheim në Bundesligë.

Sulmuesi nga Kosova ka shënuar 5 gola në 4 ndeshje, 4 prej të cilëve në kampionat dhe një në Kupë.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Sport Bild”, Asllani ka zbuluar se klubi i tij i ëndrrave është Barcelona dhe se një ditë dëshiron të transferohet atje.

“Klubi im i ëndrrave ka qenë gjithmonë Barcelona, gjithmonë kam dashur të luaj atje. Dua të luaj në Ligën e Kampionëve një ditë. Është e rëndësishme të kesh ëndrra dhe të punosh drejt diçkaje”, është shprehur ai.

Vlera aktuale e 23-vjeçarit vlerësohet mes 8 dhe 10 milionë euro, por nëse vazhdon me këtë ritëm mbresëlënës, nuk përjashtohet mundësia që gjatë verës së ardhshme ai të vlejë dyfish apo edhe më shumë.

Të ngjashme

Të fundit