-1.1 C
New York
Thursday, January 1, 2026

Buy now

Fishekzjarret djegin tre shtëpi në kryeqytet

- Advertisement -

Nata e Vitit të Ri sjell përdorim të shtuar të fishekzjarreve.

Kjo rrit rrezikun e zjarrit apo djegies së ndonjë objekti.

Së paku për tre incidente zjarri, Klan Kosova ka informacione se ndodhën në natën e ndërrimit të moteve në kryeqytet.

Tre shtëpi u dogjën si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike.

Rastet ndodhën në lagjen “Bregu i Diellit”, te “Xhamia e Llapit” dhe në rrugën “Bajram Bahtiri”.

Sipas informacioneve që ka Klani, s’ka persona të lënduar.

Të ngjashme

Të fundit