1.3 C
New York
Saturday, January 18, 2025

Buy now

Firma ligjore amerikane “Squire Patton Boggs” siguron fitoren e tretë radhazi për Kosovën

- Advertisement -

Firma ligjore amerikane, Squire Patton Boggs si përfaqësuese e autorizuar e qeverisë së Kosovës në arbitrazh, ka lëshuar një komunikatë lidhur me vendimin e fundit për rastin e AS IuteCredit Europe v Republika e Kosovës

Kjo firmë ligjore prestigjioze amerikane ka mbyllur edhe debatin për meritat e fitores në Kosovë, duke shpjeguar zyrtarisht procesin dhe vendimin final.

“Squire Patton Boggs ka arritur një fitore të plotë për klientin e tij të kahmotshëm Republikën e Kosovës, në një arbitrazh sipas rregullave të Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë (DHNK). Mosmarrëveshja AS IuteCredit Europe v Republika e Kosovës kishte të bënte me revokimin e licensës së institucionit mikrofinanciar që i ishte lëshuar filialit të paditësit në Kosovë dhe udhëhiqej nga Ligji i Kosovës për Investime të Huaja. Squire Patton Boggs ka siguruar tashmë tre fitore radhazi në arbitrazh të investimeve për Republikën e Kosovës, duke i mbrojtur taksapaguesve kosovarë pothuajse gjysëm miliardi Eurosh në vlerë të padive” thuhet në komunikatën për media.

Aty përmenden edhe emrat e ekipit të Squire Patton Boggs të përfshirë në këtë rast të udhëhequr ga Luka Misetic (Neë York), Rostislav Pekar (Pragë) dhe Mark Stadnyk (Houston), bashkëpunëtori i lartë Matej Pustay (Pragë) dhe bashkëpunëtoret Fëllënza Limani, Mailis Meier-Lutterodt, Tamara Koresova dhe Helena Cech (të gjithë në Pragë).

Jemi të kënaqur që kemi siguruar fitoren e tretë radhazi në arbitrazh të investimeve për popullin e Kosovës” komentoi z. Misetic. “Vendimi i arbitrazhit konfirmon se me revokimin e licensës së të paditurit me qëllim mbrojtjen e interesave të konsumatorëve dhe publikut të gjerë kosovar, Banka Qendrore e Kosovës ka vepruar në përputhje me starndartet vendore dhe ndërkombëtare.”, thuhet në komunikatë.

Tribunali gjithashtu i ka njohur Kosovës të gjitha shpenzimet e arbitrazhit si dhe 20% të shpenzimeve të Kosovës.

Rasti përfshinte një numër çështjesh në lidhje me ligjshëmrinë e investimeve si në periudhën e bërjes së investimit ashtu edhe më pas. Përfundimisht, Tribunali arriti në konkluzionin se sjellja e paditësit nuk mjaftonte për të përjashtuar juridiksionin e tribunalit, mirëpo vendosi në favor të Kosovës për të gjithë pretendimet e saj në merita. Kësisoj tribunali pranoi argumentin e Kosovës se revokimi i licensës përbënte një ushtrim bona fide (në mirëbesim) të kompetencave rregullative të Kosovës dhe si i tillë nuk ishte arbitrar apo diskriminues por i ofronte paditësit një trajtim të rregullt dhe të drejtë.

Në bazë të këtij përfundimi, tribunali hodhi poshtë të gjitha kërkesat e ngritura nga paditësi, përfshirë këtu pretendimet për shpronësim, shkelje të standartit për trajtim të drejtë dhe të paanshëm, shkelje të standartit për mbrojtje të plotë dhe siguri dhe shkelje të klauzolës ombrellë.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit