Fiorentina ka shënuar fitore ndaj Atalantas, me rezultat 1-0, në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë.
Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi Rolando Mandragora, në minutën e 31’.
Ky gol ishte epilogu i kësaj ndeshjeje, që u karakterizua me shumë raste të krijuara nga dy anët.
Ndeshja kthyese do të zhvillohet me datën 24 prill.
Përndryshe, në gjysmëfinalen tjetër, Juventusi shënoi fitore ndaj Lazios me rezultat 2-0, të martën në mbrëmje.