12.6 C
New York
Thursday, October 23, 2025

Buy now

Fiorentina kthen interesimin për Dakun

- Advertisement -

Skuadra nga Serie A, Fiorentina ka rikthyer interesimin për sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku.

Bëhet e ditur se klubi italian po monitoron situatën e Dakut, të cilin po synon ta transferojë në fillim të vitit të ardhshëm, pra në afatin kalimtar të janarit.

Fiorentina ishte e interesuar për 27-vjeçarin edhe para fillimit të këtij sezoni, por Daku rinovoi kontratën me skuadrën e Rubin Kazanit.

Ai me ekipin nga Rusia ka kontratë deri në vitin 2029, ndërsa këtë sezon ka shënuar 9 gola në 16 paraqitje.

Të ngjashme

Të fundit