Fiorentina ka arritur të shënojë një fitore të madhe në Serie A.
“Viola” triumfoi 3:0 në shtëpi ndaj Juventusit, në kuadër të javës së 29-të në elitën e futbollit italian.
Gosens kaloi vendasit në epërsi në minutën e 15-të të ndeshjes.
Mandragora e dyfishoi rezultatin vet tre minuta më pas, pas asistimit nga Fagioli.
E ishte pikërisht Fagioli i cili asistoi po ashtu në golin e tretë të shënuar nga Gudmundsson në minutën e 53-të.
Me këtë fitore, Fiorentina shkon në kuotën e 48 pikëve në vendin e tetë.
Në anën tjetër, Juventusi mbetet i pesti me 52 pikë të grumbulluara. /Express/