Fiorentina ka bërë befasinë duke e mposhtur AC Milanin, në kuadër të xhiros së 25-të në Serie A.
Pavarësisht që “Rossonerët” u panë si favorit, Fiorentina triumfoi me rezultat të ngushtë 2:1.
Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi pasi asnjëra nga skuadrat nuk i konkretizuan rastet.
Fiorentina ishte më e rrezikshme me Giacomo Bonaventuran që pati dy raste të bukura, mirëpo nuk i finalizoi.
Por, edhe Milan dështoi njëjtë me Olivier Giroud që dështoi keq nga afërsia pasi Pietro Terracciano arriti t’ia bllokojë goditjen.
Ishte Nicolas Gonzalez kaloi Fiorentinan në epërsi vetëm katër minuta pasi nisi pjesa e dytë, duke arritur ta mposhtë portierin Mike Maignan nga pika e bardhë (49′) – VIDEO.
Një rast i dyshimtë ishte në minutën e 78-të kur Arthur Cabral preku topin me dorë, por pas rishikimit të VAR-it penalltia për mysafirët nuk u dha.
Kur Milan po sulmonte, Fiorentina nisi një kundërzbritje duke vulosur fitoren me anë të serbit Luka Jovic (88′) – VIDEO.
E tëra që arriti të bëjë AC Milani ishte goli i nderit i realizuar nga mbrojtësi Theo Hernandez në kohën shtesë (90+5′) – VIDEO.
Me këtë humbje, Milan renditët në pozitën e katërt me 47 pikë, derisa Fiorentina zënë pozitën e 12-të me 31 sosh.
Në xhiron e radhës, Milan do ta ketë një sfidë të lehtë në letër si nikoqir i Salernitanas, derisa Fiorentina është mysafir i Cremoneses.