Ministrja e Jashtme finlandeze, Elina Valtonen, nuk e ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të trupave të huaja në Ukrainë në të ardhmen, megjithëse tha se nuk ka nevojë për këtë për momentin.
Ajo këto komente i bëri gjatë një interviste dhënë për Financial Times.
Valtonen beson se presidenti francez Emmanuel Macron, bëri gjënë e duhur kur e bëri Rusinë të pyeste se cilët mund të jenë kufijtë e mbështetjes perëndimore për Ukrainën.
“Tani nuk është koha për të dërguar trupa në terren dhe ne as nuk jemi të gatshëm ta diskutojmë në këtë fazë. Por për një afat të gjatë, sigurisht që nuk duhet të përjashtojmë asgjë”, theksoi ministrja finlandeze.