23.3 C
New York
Sunday, September 7, 2025

Buy now

Finlanda me Edon Maxhunin e eliminojnë Serbinë nga EuroBasket 2025

- Advertisement -

Finlanda ka shkaktuar një surprizë të madhe në EuroBasket 2025, duke eliminuar Serbinë në raundin e 1/8-tës me rezultat 92-86.

Ndeshja solli momente dramatike, ku Lauri Markkanen shkëlqeu me 29 pikë, duke udhëhequr ekipin drejt fitores së parë ndaj Serbisë që nga viti 2009. Heroi i ditës u shpall Elias Valtonen, i cili realizoi tetë pikë radhazi në momentet vendimtare të çerekut të katërt.

Edhe pse Serbia hyri si favorite, me yllin e saj Nikola Jokic – tre herë MVP në NBA – që shënoi 33 pikë dhe kapi tetë kërcime, kjo nuk mjaftoi për të shmangur eliminimin e dytë radhazi në raundin e 1/8-tës në EuroBasket.

Përveç Markkanen, kontribut të rëndësishëm dhanë edhe Mikael Jantunen me 15 pikë, ndërsa Valtonen dhe Miro Little shtuan nga 13 pikë secili. Ndërkohë, shqiptari Edon Maxhuni nuk shënoi pikë, por kontriboi me 3 rebounds e dy asistime.

Me këtë fitore historike, Finlanda siguron vendin në çerekfinale, ku do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Francës dhe Gjeorgjisë. Serbia, e renditur e dyta në botë nga FIBA, largohet e zhgënjyer, ndërsa Finlanda (rendi i 20-të) vazhdon të shkruajë historinë e saj në EuroBasket 2025.

Të ngjashme

Të fundit