Qeveria finlandeze njoftoi sot se do të dërgojë pajisje shtesë ushtarake në Ukrainë, duke përfshirë armë dhe municione kundërajrore me një kosto totale prej 109 milionë euro.
“Për arsye operacionale dhe për të siguruar shpërndarjen e sigurt të ndihmës, nuk jepen detaje të mëtejshme për përmbajtjen, mënyrën dhe kohën e saktë të ndihmës”, thuhet në njoftimin e qeverisë. /Abc news/