2.1 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Financimi i ushtrisë: Kurti krenohet me buxhetin, por fsheh Fondin e Sigurisë (Video)

- Advertisement -

Për buxhetin e vitit 2025 të Ministrisë së Mbrojtjes nuk ngurronte të lëvdohej. Në këtë frymë fliste edhe për paratë që pritet t’i shkojnë FSK-së.

Por, Albin Kurti nuk e tha kurrë asnjë të dhënë për Fondin e Sigurisë, që u krijua më 2022 me pretendimin për ta rritur buxhetin e ushtrisë, raporton Klan Kosova.

Sa para janë mbledhur për këtë qëllim, nuk u bë e ditur asnjëherë, ani se kosovarët dhuruan goxha.

Aksionari Shkëlqim Devolli i dha 500 mijë euro për ta forcuar Ushtrinë e Kosovës.

“Kompanitë e ‘Devolli Corporation’ do të jenë në shërbim të institucioneve të shtetit edhe për ndihma të tjera, si financiare ashtu edhe me mallra”, është shprehur Devolli

Njohësi i fushës së sigurisë, Mentor Vrajolli thotë se shifra e mbledhur mund të bëhet transparente.

Sipas tij, mos transparenca lë hapësirë për keqpërdorim të parave.

Një tjetër ekspert i sigurisë, Hysen Gashi, thotë që fondi i tillë nuk duhej të themelohej fare.

Mospublikimi i mjeteve të mbledhura në Fondin e Sigurisë është arsyetuar me pretendimin se ky është një sekret shtetëror.

Por, kryeministri Albin Kurti nuk ka hezituar të flasë haptas për investime në armatim e dronë.

Madje, ai ka publikuar foto dhe video të armatimit dhe pajisjeve tjera ushtarake të FSK-së, për çfarë është kritikuar jo pak nga ekspertët, të cilët kanë thënë se pikërisht këto janë sekret shtetëror.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit