18 C
New York
Monday, June 9, 2025

Buy now

Finalja Portugali – Spanjë shkon në vazhdime

- Advertisement -

Nëntëdhjetë minuta nuk kanë dhënë fituesin e finales së Nations League mes Portugalisë e Spanjës dhe ndeshja ka shkuar në vazhdime.

Ndeshja në kohën e rregullt në “Allianz Arena” është mbyllur me rezultat të barabartë 2-2.

Përballja ka qenë e e mbushur me emocione dhe kthesa dramatike. Spanja ka kaluar e para në avantazh në minutën e njvzet e një, falë golit të Mikel Zubimendit, i cili ka shfrytëzuar një gabim në mbrojtjen portugeze. Por reagimi nga ana tjetër ka qenë i shpejtë. Në minutën e njëzet e gjashtë Pedro e ka barazuar rezultatin në 1-1. Megjithatë pjesa e parë është mbyllur me avantazhin 2-1 të Spanjës, pas golit të Mikel Ojarzabal në minutën e dyzet e pestë.

Në pjesën e dytë, Portugalia e ka nisur ndeshjen më mirë. Cristiano Ronaldo ka shënuar në minutën e gjashtëdhjetë e një, duke rikthyer shpresat për portugezët.

Të ngjashme

Të fundit