1.4 C
New York
Saturday, February 8, 2025

Buy now

Finalja e Superkupës së Spanjës, Ancelotti: Uria jonë për suksese dhe trofe nuk do të largohet kurrë

- Advertisement -

Real Madrid do të përballet me Barcelonën në Riad, në ndeshjen e vlefshme për finalen e Superkupës së Spanjës.

Në prag të ksaj supersfide ka folur trajneri i “Los Blancos”, Carlo Ancelotti. Ai është shprehur se djemtë janë të motivuar dhe se uria e klubit për të fituar nuk do të largohet kurrë.

“Çdo trofe është i rëndësishëm për ne. Ne luftojmë çdo ditë për të fituar ndeshje dhe finale. Djemtë janë të motivuar dhe të qetë përpara kësaj sfide. Lojtarët e mi janë mësuar me këtë lloj presioni dhe ne kemi besim. Këta djem kanë fituar që nga viti 2013 dhe nuk e kanë humbur asnjëherë oreksin. Ne duam të jemi konkurrues në çdo kompeticion dhe në çdo ndeshje, kjo është diçka që duhet të bëjmë. Në këtë klub ju nuk mund të kënaqeni kurrë me atë që keni fituar. Uria jonë për suksese dhe trofe nuk do të largohet kurrë. Ne duhet t’i marrim gjërat hap pas hapi dhe të arrijmë në fund të këtij sezoni në një pozicion të mirë”, deklaroi Ancelotti.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit