Peja dhe Trepça do të përballen në finalen e “Play-Off”-t në Superligën e Kosovës në basketboll. Pejanët rrugën për finale e arritën pasi në gjysmëfinale e eliminuan Golden Eagle Yllin, teksa Trepça e mposhti Prishtinën.
Ndeshja e parë luhet në palestrën “Karagaçi” në Pejë, të mërkurën duke filluar nga ora 20:00. Kështu skuadra e parë që realizon tri fitore do të shpallet kampione për sezonin 2022-23.