Përfaqësuesja e Spanjës dhe ajo e Portugalisë po përballen në një duel emocionues në finalen e Ligës së Kombeve.
Spanja ishte e para që kaloi në epërsi.
Pas një dominimi të lehtë në fillim të ndeshjes, Martin Zubimendi shënoi për 1:0 në minutën e 21-të, duke i dhënë avantazh skuadrës së tij.
Megjithatë, festa e spanjollëve zgjati vetëm pak minuta. Portugalia reagoi shpejt dhe e barazoi rezultatin në minutën e 26-të, përmes mbrojtësit Nuno Mendes, i cili realizoi golin e barazimit 1:1.
Por, Spanja pak minuta para mbylljes së pjesës së parë riktheu epërsin për 2:1.