Stambolli po ecën me ritmet e finales së Champions League.
Të shtunën (21:00) në stadiumin “Olimpik Atatürk”, Manchester City dhe Inter do të duelojnë për “gralin e shenjtë” të futbollit europian dhe tashmë metropoli turk është pushtuar nga visitorë të shumtë…
Të enjten, UEFA vendosi në sheshin Taksim një trofe të madh të Champions League, si dhe një kopje gjigante të topit, me të cilin do të luajnë dy finalistët. Mijëra fansa i kanë kaluar këto orë nga sheshi dhe janë fotografuar përballë kupës dhe topit.