![Finalizohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit për të gjitha kategoritë Finalizohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit për të gjitha kategoritë](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2024/05/Doracaku-i-patente-shoferit-per-te-gjitha-kategorite.jpg)
Për herë të parë në Kosovë është finalizuar doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit për të gjitha kategoritë.
Kështu bën të ditur ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Librun Aliu në një postim në Facebook, njofton Klankosova.tv.
“Grupi Punues i zgjedhur nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, tashmë ka përfunduar hartimin e Doracakut për Dhënien e Provimit për kategoritë A, B, C1, C dhe D dhe tashmë doracakun zyrtar mund ta gjeni në faqën zyrtare të Ministrisë: https://mmphi.rks-gov.net/Document/Documents?type=49”.
Doracaku për të gjitha kategoritë e patentës së shoferit është hartuar duke marrë parasysh nevojën për përgatitje të duhur të kandidatëve për pajisje me patentë shoferë. Rrjedhimisht kandidatët mund të përgatiten më lehtë për provimin e patentës së shoferit për kategoritë për të cilat aplikojnë.