Herën e parë dhe të fundit kur një kompeticion evropian i ballafaqoi mes vete, festuan baskët.
Athletic Bilbao e eliminoi nga ‘Europa League’ në vitn 2015 kundërshtarin e sotëm, duke e mundur në të dyja ndeshjet (2-1 dhe 2-3), njofton Klankosova.tv.
Manchester United do ta kërkojë ‘hakmarrjen’, duke tentuar që t’i mposht spanjollët, për biletën që dërgon në finale të këtij kompeticioni.
Për 20 herë kampionët e Anglisë, e vetmja rrugë që në sezonin e ardhshëm të luaj në Ligën e Kampionëve, është triumfi në EL, pasi në ‘Premier League’ janë si mos më keq në tabelë, duke u pozicionuar në vendin e 14-të.
Nga ana tjetër, Bilbao është në rrugë të mirë për ta siguruar zonën e UCL-së në LaLiga, pasi pesë xhiro para fundit, ka gjashtë pikë më shumë se Betisi që gjendet jashtë Top-5.
Athletic – Manchester transmetohet në platformën Artmotion, përmes kanalit të parë të Radio Televizionit publik, me fillim në orën 21:00.