17.4 C
New York
Friday, May 9, 2025

Buy now

Finale angleze në Europa League, Man United kundër Tottenham

- Advertisement -

Dy ekipe angleze do të luftojnë për trofeun e garës së dytë evropiane Europa League.

Manchester Unitedi do të luajë përballë Tottenham Hotspurit në finalen e 21 majit, në Bilbao.

Kanë qenë vendimtare ndeshjet e para gjysmëfinale dhe se duelet e kthimit vetëm shërbyen për t’u konfirmuar, pasi të dyja ekipet rivale Athletic Bilbao dhe Bodo/Glimt nuk patën forcë të përmbysnin rezultatet dhe të kualifikohen në finale.

“Djajtë e kuq” që fituan 0:3 në “San Mames” një javë më parë, të enjten mbrëma fituan 4:1 në “Old Trafford”.

Ndërkohë “Spurs” që udhëhiqnin 3:1 nga dueli i parë në Londër, triumfuan sonte edhe në Norvegji përballë befasisë së këtij edicioni të Europa League, Bodo/Glimt me rezultat 0:2.

Duke qenë se të dy ekipet finaliste, rivale në Premier League, në këtë edicion kanë dëshpëruar tifozët duke mbetur si asnjëherë më parë në pjesën përfundimtare të tabelës, me triumfin në finale sigurojnë edhe kualifikimin direkt në Ligën e Kampionëve.

Të ngjashme

Të fundit