5 C
New York
Friday, November 14, 2025

Buy now

Filmi i ri “Christy” pati performancë të dobët në kinema, reagon Sydney Sweeney: Nuk krijojmë art për numra

- Advertisement -
Aktorja amerikane Sydney Sweeney reagoi ndaj rezultateve të filmit të saj të fundit “Christy” në kinema.

Konkretisht, “Christy”, një film biografik për boksieren Christy Martin, fitoi 1.3 milion dollarë në kinematë amerikane pas premierës së tij më 7 nëntor në më shumë se 2,000 kinema në të gjithë Shtetet e Bashkuara, duke u renditur i 11-ti midis të gjithë filmave të publikuar gjatë asaj fundjave.

Por, pavarësisht “shifrave të këqija”, publiku po e lavdëron filmin “Christy”.

Drama sportive ka një vlerësim prej 99 për qind të audiencës në Rotten Tomatoes dhe vetë Sweeney ka reaguar.

“Jam shumë krenare për këtë film. Jam krenare për filmin që bëri Davidi. Jam krenare për historinë që treguam. Jam krenare që përfaqësoj dikë aq të fortë dhe të qëndrueshme sa Christy Martin. Kjo përvojë është një nga nderet më të mëdha të jetës sime”, shkroi ajo.

Në postim, aktorja ndau disa foto nga xhirimet dhe shtoi se ky film përfaqëson mbijetesën, guximin dhe shpresën.

“Ky film përfaqëson mbijetesën, guximin dhe shpresën. Përmes fushatave tona, ne kemi ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit për shumë njerëz të prekur nga dhuna në familje. Ne të gjithë besimin se historia e Christyt mund të shpëtojë jetë”, vazhdoi ajo.

Në fund, falënderoi të gjithë ata që e panë filmin dhe besuan në këtë histori. Ajo beson se arti nuk krijohet për numra, por edhe për të krijuar një ndikim tek të tjerët.

“Faleminderit të gjithëve që e kanë parë, ndjerë dhe besuar dhe do ta besojnë këtë histori për vite me radhë. Nëse Christy i dha qoftë edhe një gruaje guximin për të bërë hapin e parë drejt sigurisë, atëherë ia dolëm mbanë. Pra, po, jam krenare. Pse? Sepse ne nuk krijojmë gjithmonë art vetëm për numra, ne e krijojmë atë për ndikim. Dhe ‘Christy’ ka qenë projekti më me ndikim i jetës sime. Faleminderit Christy. Të dua”, tha aktorja 28-vjeçare.

Sipas sinopsisit zyrtar, Christy Martin nuk e imagjinoi kurrë jetën jashtë rrënjëve të saj nga qyteti i vogël i Virxhinias Perëndimore – derisa zbuloi një talent për të goditur njerëzit me grushte.

E shtyrë nga këmbëngulja, vendosmëria dhe një dëshirë e palëkundur për të fituar, ajo ‘vrapon’ në botën e boksit nën drejtimin e trajnerit dhe menaxherit Jim (Ben Foster).

Por, ndërsa Christy shfaq një personalitet të zjarrtë në ring, betejat e saj më të vështira zhvillohen jashtë tij.

Ajo përballet me familjen, identitetin dhe një marrëdhënie që mund të bëhet kërcënuese për jetën.

Të ngjashme

Të fundit