Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, filluan takimin sot në objektin e Qeverisë, në kërkim të një zgjidhjeje për kapërcimin e situatës së krijuar në Kuvend, ku edhe pas tetë përpjekjesh nuk u konstitua ky institucion ligjvënës.
LDK-ja, ndërkaq, ka refuzuar ftesën e Kurti për këtë takim.
Vazhdimi i nëntë i seancës konstituive është caktuar të fillojë sot në orën 10.00.