Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim kryetarët e partive politike për çështjen e formimit të Qeverisë.
Në këtë takim, i cili po mbahet në sallën e kryesisë së Kuvendit, do të vendoset nëse do të formohet ekzekutivi i ri apo nëse vendi do të shkojë në zgjedhje.
Në takim janë duke marr pjesë krerët e partive politike, VV, PDK, LDK, AAK, Nisma Socialdemokrate si dhe liderët e partive politike minoritare.

 
                                    




